VENDIMI Nr. 1970 për Anulimin e detyrimeve rregullatore për ndërmarrjen Telekomi i Kosovës Sh.A si Ofrues me Fuqi të ndjeshme në Tregun e Qasjes me shumicë në Infrastrukturën e rrjetave fizike

VENDIMI Nr. 1970 për Anulimin e detyrimeve rregullatore për ndërmarrjen Telekomi i Kosovës Sh.A  si Ofrues me Fuqi të ndjeshme në Tregun e Qasjes me shumicë në Infrastrukturën e rrjetave fizike (përfshirë qasjen e ndarë, të pjesshme dhe të plotë) për ofrimin e shërbimeve

Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 1, neni 10 paragrafi 5) neni 31, paragrafi 1) paragrafi 3.3) dhe paragrafi 4.3) dhe nenit 79 paragrafi 2); Rregullores Nr. 42 për Analizat e Tregut, (Ref. Nr.Prot.110/B/19), neni 3, paragrafët 1), paragrafi 3) dhe paragrafi 3.4.3) dhe nenit 4.3.3) dhe 4.3.4), Vendimit Nr. 1801 për Analizën e tregjeve me shumicë në tregjet 3a dhe 3b, Raportit mbi Analiza e tregut për tregjet me shumicë me qasje lokale të ofruar në një vendndodhje fikse dhe tregjet me shumicë me qasje qendrore të ofruar në një vendndodhje fikse për produktet e tregut masiv  (Raporti); në përputhje me dispozitat e nenit 13 paragrafi 1 dhe 5 i Statutit të Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i ARKEP në mbledhjen e 14-të me radhë të mbajtur me datë 13 Maj, 2022, me Vendimin Nr.1970 ka anuluar detyrimet rregullatore për ndërmarrjen Telekomi i Kosovës Sh.A të vendosura me Vendimin nr. 1286 i datë  26/12/2018, (Ref. Nr.Prot.069/B/18).

 

 

Shkarko dokumentin