Në mbështetje të nenit 1, neni 10 paragrafi 5) neni 31, paragrafi 1) paragrafi 3.3) dhe paragrafi 4.3), nenit 79 paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i ARKEP në mbledhjen e mbajtur më datë 13 Maj, 2022, me Vendimin Nr. 1972 ka miratuar dokumentin “Raporti për Analizën e Tregjeve me shumicë: Qasja lokale e ofruar në një lokacion fiks (tregu 3a); dhe Qasja në nivel qendror e ofruar në lokacionin fiks për produktet e tregut masiv”.