Në mbështetje të nenit 1, nenit 9) pikat 3.3, 3.5, dhe 3.7, nenit 79, paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 dhe nenit 8 paragrafit 3, nenit 11 paragrafit 9 të Ligjit për masat për uljen e kostos së vendosjes së Rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 16-të me radhë të mbajtur më datë 29 Qershor 2022, me Vendimin Nr.1983 ka miratuar dokumentet:
''Rregullorja për Qasjen e Hapur dhe shfrytëzimin e përbashkët të infrastrukturës'
Kjo rregullore përcakton rregullat e qasjes në rrjetet brezgjerë, të cilat janë shtrirë (instaluar) plotësisht ose pjesërisht me fonde publike.