Vendim Nr 1990 - Miratimi i procesit te konsultimit publik per Raportin e Analizes se Tregut te LMQ

Në mbështetje neni 1, neni 10 paragrafi 5) neni 31, paragrafi 1) paragrafi 3.3) dhe paragrafi 4.3), nenit 79 paragrafët 1) dhe 2) dhe nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 17-të me radhë të mbajtur më datë 02 Gusht 2022, Miratohet  Vendimin Nr. 1990 ( Rref. 054/B/22) për fillimin e Konsultimit Publik të dokumentit: Draft Raporti për Analizën e Tregut Qasja me Shumicë e Kualitetit të lartë të ofruar në lokacionin fiks http://www.arkep-rks.org/?cid=1,13

Procesi i konsultimit publik fillon më datë 10 Gusht, 2022 dhe përfundon më 09 Shtator, 2022.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresa: dafina.sadikaj@arkep-rks.org, dhe enver.bajcinca@arkep-rks.org