Vendimi Nr.2011 për miratimin e dokumentit Rishikimi i planit për hapjen e brezave me vlerë të posaçme ekonomike për shërbime mobile IMT & IMT-2020

 

Në mbështetje të nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 3.6), nenit 10, paragrafi 4) dhe 12), nenit 45 paragrafët 1) dhe paragrafi 2), nenit 54 paragrafi 1), paragrafi 2) dhe paragrafi 4), dhe nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 18-të, me radhë të mbajtur më datë 14 Shtator 2022, me Vendimin nr. 2011 (Ref. Nr. Prot. 064/B/22) ka miratuar dokumentet:

Rishikimi i planit për hapjen e brezave me vlerë të posaçme ekonomike për shërbime mobile IMT & IMT-2020 (Ref. Nr. Prot 066/B/22)

Konkluzione nga këshillimi publik i dokumentit – Rishikimi i planit për hapjen e brezave me vlerë të posaçme ekonomike për shërbime mobile IMT & IMT-2020

Dokumenti “Rishikimi i planit për hapjen e brezave me vlerë të posaçme ekonomike për shërbime mobile IMT & IMT-2020” përshkruan në mënyrë të detajuar Kornizën rregullatore në Republikën e Kosovës dhe Bashkimin Evropian (BE) lidhur me brezat frekuencore me vlerë të posaçme ekonomike për shërbimet IMT, kapacitetet frekuencore të disponueshme në Republikën e Kosovës për secilin brez dhe periudhën dhe fazat për hapjen e brezave për shërbimet IMT, ku janë specifikuar edhe objektivat rregullatorë.

 

Shkarko dokumentin