Vendimi Nr. 2012 për Planin e shpërndarjes dhe shfrytëzimit te brezit 3400_3800 GHz

Në mbështetjen të nenit 3 paragrafi 1) dhe 2), nenit 9 paragrafi 3.6), nenit 10 paragrafët 11) dhe 12), nenit 45 paragrafi 1) dhe paragrafi 2), neni 54 paragrafët 1) dhe 2) nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) dhe nenit 82 paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE), si dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 18-të, me radhë të mbajtur më datë 14 Shtator 2022, me Vendimin nr. 2012 (Ref. Nr. Prot. 067/B/22) ka miratuar dokumentet:

Plani i shpërndarjes dhe shfrytëzimit se Radio frekuencave të brezit  3400_3800 MHz  (Ref. Nr. Prot 69/B/22)

Konkluzione nga këshillimi publik i dokumentitPlani i shpërndarjes dhe shfrytëzimit se Radio frekuencave të brezit  3400_3800 MHz 

Plani i shpërndarjes dhe shfrytëzimit të brezit të frekuencave 3400 – 3800 MHz për rrjetat e komunikimeve mobile/fikse (MFCN) përcakton shpërndarjen e brezit të frekuencave 3400 – 3800 MHz (“brezi 3.5 GHz”) për shërbimin e lëvizshëm të radio komunikimit, ndarja e brezit në radio kanale të frekuencave, detajet e hollësishme teknike, mënyra e shfrytëzimit, si dhe mënyra e dhënies së radio frekuencave për MFCN (Mobile/Fixed Communications Networks).

Shkarko dokumentin