VENDIM Nr. 2021 për miratimin e dokumentit “Plani Kombëtar i Radio Frekuencave”

 

Në mbështetje të nenit 6 paragrafi 2.1, nenit 10 paragrafi 1, nenit 45 paragrafi 2, neni 46 paragrafi 3, dhe nenit 54, dhe nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE) si dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 18-të, me radhë të mbajtur më datë 14 Shtator 2022 me Vendim Nr. 2021 (Ref. Nr. Prot. 072/B/22) ka miratuar dokumenete si në vijim:

-          Plani Kombëtar i Radio Frekuencave

-          Përgjigje në komentet e operatorëve nga këshillimi publik i  dokumentit Plani Kombëtar i Radio Frekuencave për Kosovë

Plani Kombëtar i Radio-frekuencave të Kosovës është dokument që përcakton brezet frekuencore  për shërbime të ndryshme dhe vendos kushtet bazë për ndarjen dhe dhënien e frekuencave, me qëllim të përdorimit efektiv të spektrit të radio-frekuencave dhe shmangien e interferencave.

Plani Kombëtar i Radio-Frekuencave për Kosovë  është përgatitur për gamën e frekuencave nga 8.3 kHz deri në 3000 GHz, sipas rekomandimeve dhe vendimeve ndërkombëtare të ECC/CEPT (Raportit 25 të ERO/CEPT, versioni i vitit 2020), Tabelës Evropiane të Alokimit dhe Aplikimeve të Frekuencave si dhe sipas nevojave kombëtare, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e përdoruesve dhe industrisë për shfrytëzimin sa më efikas të resurseve frekuencore.”

 

Shkarko dokumentin