Në mbështetje të nenit 9 paragrafi 1), nenit 10, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2), nenit 99, nenit 101 paragrafi 1) dhe nenit 102 paragrafi 9.2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE); dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit Bordi ne mbledhjen e 9'te të mbajtur me 21 Dhjetor 2021, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe rekomandimit të Departamentit të Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe Departamentit Ligjor (DL), mori Vendimin Nr. 1876 për shqiptimin e sanksionit ekonomik për mospërmbushje te obligimeve rregullatore ndaj ndërmarrjes mts D.O.O.