Në përputhje me Kornizën rregullatore për komunikimet elektronike, objektivat e Autoritetit të shpalosura në planin e punës, si dhe me qëllim të krijimit të kushteve për investime në teknologjitë e reja, përfshirë teknologjinë 5G, Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 24-të, me radhë të mbajtur më datë 06 Shkurt 2023, pas shqyrtimit të aplikacioneve të operatorëve Telekomi i Kosovës Sh.A. përmes vendimit nr.2076 ka aprovuar
· Dhënien e së drejtës për shfrytëzimin e resurseve frekuencore për operatorin Telekomin e Kosovës Sh.A. me kapacitetet
a) 2x10 MHz në kuadër të brezit frekuencor 800 MHz (811 - 821 & 852 - 862 MHz);
b) 1x100 MHz në kuadër të brezit frekuencor 3.6 GHz (3510 - 3610 GHz).