Në përputhje me Kornizën rregullatore për komunikimet elektronike, objektivat e Autoritetit të shpalosura në planin e punës, si dhe me qëllim të krijimit të kushteve për investime në teknologjitë e reja, përfshirë teknologjinë 5G, Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 24-të, me radhë të mbajtur më datë 06 Shkurt 2023, pas shqyrtimit të aplikacionit të operatorit IPKO Telecommunications LLC, përmes Vendimi Nr.2077 ka aprovuar:
· Dhënien e së drejtës për shfrytëzimin e resurseve frekuencore për operatorin IPKO Telecommunications LLC me kapacitetet si në vijim:
- 2x10 MHz në kuadër të brezit frekuencor 800 MHz (791 - 801 & 832 - 842 MHz);
- 1x100 MHz në kuadër të brezit frekuencor 3.6 GHz (3410 - 3510 GHz).