Bordi i ART-së në mbledhjen e datës 26.08.2010, sipas procedurave të përcaktuara me dispozitat e ligjit bazë dhe Rregulloren e Brendshme të ART-së, shqyrtoi materialin e paraqitur nga Departamenti i Telekomunikacionit, dhe mori Vendim për Miratimin e dokumentit dhe krijimin e nyjës shkëmbyese të internetit në Kosovë (KOS-IXP).
Nyja shkëmbyese e Internetit (KOS-IXP) e themeluar me këtë vendim do jetë njësi funksionale brenda Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART).