Bordi i ART në mbledhjen e mbajtur me 30 korrik 2010, konform procedurave të përcaktuara me Ligjin e Telekomunikacionit dhe Rregulloret e ART, ka marr Vendim për miratimin e Ndryshim Plotësimit të Rregullores për Dhënien e Licencave për Akordimin e së Drejtës për Shfrytëzimin e Radio Frekuencave ( Rreg. ART 008/08).
Vendimi nr. 27, miraton Ndryshim Plotësimin e Rregullores për Dhenien e Licencave për Akordimin e së Drejtës për Shfrytëzimin e Radio Frekuencave (rreg. ART 008/08) dhe shfuqizon çdo dispozitë të rregulloreve apo akteve të tjera normative paraprijëse që nuk janë në përputhje me këtë ndryshim/plotësim.