Bordi i ART-së në mbledhjen e datës 19.10.2010 mori vendim për vendosjen e tarifave të interkoneksionit në terminimin e thirrjeve mobile (ang. Mobile Termination Rates –MTR).
Ky vendim është marrë me qëllim që ART të:
- Realizoj obligimin e saj për të krijuar kushtet e barabarta dhe një ambient të favorshëm për një konkurrencë të mirëfilltë për të gjithë operatorët/ofruesit e shërbimeve telekomunikuese,
- Përmbushë objektivin për të ndjekur parimet dhe principin e mbrojtjes së interesit të shfrytëzuesve, promovimit të risive dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të sektorit të telekomunikacionit,
- Nxisë lëvizjen e çmimeve në korrelacion sa më të afërt me koston dhe paraqitjes së shërbimeve të reja, të cilat sjellin përfitime më të mëdha për konsumatorin,
- Realizoj zgjidhje, të cilat janë plotësisht në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, direktivat dhe rekomandimet e BE-së, dhe praktikat më të mira të shteteve rajonale dhe ndërkombëtare.