Vendimi Nr. 36 - Tarifat per Numeracion

    Në bazë të Ligjit të Telekomunikacionit Nr. 2002/7 të ndryshuar me ligjin Nr. 03/L-085, nenit 9, alineja (1), (4) dhe në bazë Rregullores për Planin e Numeracionit për Rrjetat e Telekomunikacionit në Republikën e Kosovës Nr. 153/07 Neni 5, Bordi i Autoritetit Rregullator te Telekomunikacionit (ART)  në mbledhjen e datës 22.10.2010  ka marrë vendim për aprovimin e tarifave të reja për enumeracion sipas kategorive të shërbimit-eve.
    Tarifimi do aplikohet për alokim të numrave/blloqeve numerike dhe do të bëhet në bazë vjetore dhe atë brenda nëntëdhjetë (90) ditë pas përfundimit të vitit fiskal.