Vendimi Nr.23 - Për ndarjen e numrave premium dhe numrave për shërbime të vecanta

Bordi i ART në mbledhjen e datës, 15 Qershor, 2010 konform procedurave të përcaktuara me dispozitat e ligjit bazë dhe rregulloren e brendshme të ART, ka marrë vendim (Nr.prot 46/1/10) për ndarjen e numrave Premium dhe numrave për shërbimeve të veçanta.

Vendimi për ndarjen e serisë së numrave për shërbime speciale dhe çmim të lartë nga ART, është bërë me qëllim:
-    Të jetësimit të dispozitave të Ligjit të Telekomunikacionit dhe Planit të Numeracionit, që kanë të bëjnë me menaxhimin sa më efiksas të resurseve numerike,
-    Realizimit të synimeve të parapara me dokumentin Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit,
-    Realizimit të mandatit për të krijuar kushte të barabarta dhe nje ambient të favorshem për një konkurrencë të mirëfillt për të gjithë ofruesit e shërbimeve telekomunikuese.