Vendimi Nr.22 - Per Definimin e Perdoruesit Aktiv te Sherbimeve Telekomunikuese

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), me qëllim të:
-    menaxhimit sa më efikas të resurseve numerike,
-    rregullimit të standardeve unike për të gjithë ofruesit e shërbimeve telekomunikuese në Kosovë,
-    mbrojtjes së konsumatoreve të këtyre shërbimeve, dhe
-    rregullimit të çështjes së raportimit të numrave aktiv, konform Planit të Numeracionit për Rrjetat e Telekomunikacionit ne Kosovë, Nr.153/07, dt.14.05.2007,

në mbledhjen e datës, 15 Qershor, 2010, ka marrë vendim për definimin përdoruesit aktiv të shërbimeve telekomunikuese.