Vendimi Nr. 57 - Formimi i Grupit Punues per analize te tregut

Bordi i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) në mbledhjen e datës 26/01/2011, sipas procedurave te përcaktuara me nenet 20 dhe 22 së Rregullores se Brendshme të ART-së, ka marrë vendim për themelimin e Grupit Punues (GP) për zhvillimin e analizës së tregjeve.


GP do të bëj analizën e tregjeve përkatëse për të përcaktuar nëse ka konkurrence efektive dhe ne rast se nuk ka, identifikimin e ndërmarrësve me Fuqi të Ndjeshme në Treg (FNT).