Vendimi Nr 58 - Fillimi i procesit te analizes se tregut fiks

Bordi i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) në mbledhjen e datës 26/01/2011, sipas procedurave te përcaktuara me nenet 20 dhe 22 së Rregullores se Brendshme të ART-së, ka marrë vendim për fillimin e procesit të analizës së tregut të telefonisë fikse me nën-tregjet përkatëse si në vijim:

a)    Qasjen në rrjetin publik telefonik në lokacione fikse;
b)    Shërbimet telefonike lokale dhe/ose kombëtare te disponueshme për publikun, te ofruara ne lokacionin
        fiks;
c)    Shërbimet telefonike ndërkombëtare te disponueshme për publikun te ofruara ne një lokacion fiks;
d)    Origjinimi i thirrjeve ne rrjetin publik telefonik te ofruara ne një lokacion fiks;
e)    Terminimi i thirrjeve për rrjete publike telefonike individuale te ofruara ne një lokacion fiks;
f)     Shërbimet tranzite në rrjetet publike telefonike fikse;
g)    Qasje me shumicë në Infrastrukturën e rrjeteve fizike (përfshirë qasjen e ndarë, të pjesshëm dhe të
       plotë) për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese.