Vendimet për Definimin e Tregjeve te telefonisë fikse

Bordi i ART-së në mbledhjen e XXXII të mbajtur më datë: 22 Shkurt 2012, bazuar në shqyrtimin e materialeve dhe Raportit për analizat e tregut të Telefonisë Fikse dhe përcaktimin e operatorëve me fuqi të ndjeshme në treg (OFNT), të përgatitur nga  Grupi Punues i Departamentit te Telekomunikacionit me asistencën dhe mbikëqyrje profesionale nga ekspertë të Komisionit Evropian /TAIEX, pas përfundimit të këshillimit publik, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART, ka aprovuar  vendimet për definimin e tregjeve si në vijim: 

  • Qasje në rrjetin publik telefonik për shërbimet ne lokacion fiks
  • Shërbimet Telefonike lokale kombëtare te ofruara ne një lokacion fiks,
  • Shërbimet Telefonike ndërkombëtare te ofruara ne një lokacion fiks
  • Origjinimi i thirrjeve Fikse
  • Terminimi i thirrjeve Fikse
  • Shërbimet Transite
  • Qasja me shumicë ne Infrastrukturën e rrjetave fizike