Vendim Nr.218- Fillimi i procesit te analizes se tregjeve të Linjave me Qira

Bordi i ART në mbledhjen e XXXVI me radhë të datës; 18 Qershor 2012, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART-së, ka marrë vendim për fillimin e procesit të analizës së tregut të linjave me qira respektivisht nën-tregjeve përkatëse të paraqitura si në vijim;

  • a) Tregu i segmenteve terminuese me shumicë të linjave me qira
  • b) Tregu i furnizimit/ofrimit me shumice të segmenteve të linjave kryesore 'trunk' të linjave me qira
  • c) Tregu i minimumit të linjave me qira (i cili përfshin lloje të specifikuara të linjave me qira deri në/dhe përfshirë 2 Mbps
  • d) Procesi i analizës se tregut fillon me datë; 02 Korrik, 2012 dhe përfundon me 30 Nëntor, 2012