Vendimi 221 – Miratimi i Rregullores Nr. 15 “Rregullorja për llogaritjen e kostos sipas metodës së shpërndarjes së plotë të kostos (FDC)”

Bordi i ART-së në mbledhjen e XXXVI me radhë të mbajtur më datë; 18 qershor 2012, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART-së, shqyrtoi dokumentacionin e përgatitur nga Departamenti i Telekomunikacionit (DT) mbi ecurinë e procesit të këshillimit publik , vendosi për miratimin 'Rregullores për llogaritjen e kostos sipas modelit të shpërndarjes së plotë të kostos (FDC)'.