Vendim Nr.232 Për Shtyerjen e Afatit për përmbushjen e obligimeve të dala nga procesi i Analizës së Tregut për Operatorin PTK Sh.A/TiK

Bordi i ART në mbledhjen e XXXVI të mbajtur me datë 18 Qershor 2012, bazuar në shqyrtimin e  materialeve të përgatitura dhe prezantuara nga Departamenti i Telekomunikacionit, për ofruesin e shërbimeve telekomunikuese PTK sh.a. në referim të çështjes mbi mos implementimin e obligimeve të dala nga procesi i analizës së tregut të telefonisë fikse të parapara me dispozitat e legjislacionit primar dhe atë sekondar, me Vendimin nr. 235 ka vendosur për Shtyerjen e  afatit për përmbushjen e obligimeve të dala nga procesi i Analizës së Tregut për Operatorin PTK Sh.a/ TiK.