Bordi i ART në mbledhjen e XXXVIII me radhë të mbajtur më datë; 22 Gusht 2012, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART-së, dhe në shqyrtim të dokumentacionit të përgatitur nga Departamenti për Menaxhimin e Frekuencave (DMF) mbi ecurinë e procesit pas përfundimit të fazave të këshillimit dhe dëgjimeve publike, si dhe komenteve e sugjerimeve të pranuara nga ART prej dy ekspertëve ndërkombëtar në lëmin e radio-amatorëve që veprojnë në kuadër të regjionit të parë të IARU, në referim të draft rregullores për 'Shërbimet Radio Amatore në Republikën e Kosovës', vendosi: miratimin e dokumentit 'Rregullore për Shërbimet Radio Amatore në Republikën e Kosovës.