Vendim Nr.253 - Shqiptimi i mases sanksionuese ndaj PTK Sh A-Vala

Bordi ART në mbledhjen e XXXIX me radhë të mbajtur me datë; 20 Shtator 2012, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART-së, pas shqyrtim përfundimtar të dokumentacionit të lëndës së sistemuar nga Departamenti për Menaxhimin e Frekuencave për ofruesin e shërbimeve të telekomunikacionit, PTK Sh.A/Vala, me Vendimin nr. 253 shqiptohet ndëshkimi me gjobë në shumën prej dyqind e pesëdhjetëmijë eurove (250,000.00€), në emër dhe për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të Ligjit të Telekomunikacionit.