Vendim Nr.270 - Miratimi i Keshillimit Publik per Plotesimin e Rregullores Nr.95/1/10

BoD në mbledhjen e XXXX me radhë të mbajtur me datë; 18 Tetor 2012, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART-së, mori në shqyrtim dokumentacionin e lëndës së sistemuar nga Departamenti për Menaxhimin e Frekuencave, mbi rekomandimi për inicimin e procesit të këshillimit publik ndërlidhur me ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për tarifimin e spektrit frekuencor, gjegjësisht mbulimit me tarifat (pagesen e rregullt vjetore për/nga përdorimi/shfytëzimi i spektrit të radio-frekuencës) për shërbimet  dhe breze frekuencore te  reja të pa-mbuluara me rregulloren e aplikueshme, me Vendimin nr. 270 miratoi dokumentin per këshillimin publik 'Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Tarifimin e Spektrit Frekuencor' (Ref. Reg. Nr. 95/1/10).