Vendim Nr.269-Urdherim per Ndalim te Shfrytezimit te Pa-autorizuar te SF - Kujtesa.net

BoD në mbledhjen e XXXX me radhë të mbajtur me datë; 18 Tetor 2012, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART-së, vazhdoi me shqyrtimin vijues të dokumentacionit të lëndës nga Sektori i Radio-monitorimit pranë Departamentit për Menaxhimin e Frekuencave për ofruesin e shërbimeve telekomunikuese, Kujtesa.net LLC, në referim të çështjes dhe shkresave të lëndës për/mbi hetimin e përdorimit të pa-autorizuara të resurseve të fundme, me vendimin 268 operatori Kujtesa.net obligohet që brenda afatit kohor prej 180 ditëve nga data efektive e ketij vendimi, të ndërpresë shfrytëzimin e pa-autorizuar të brezeve 3.4 - 3.6 dhe 1.4 -1.5 GHz në të gjitha pikat ku ka në përdorim kanale frekuncore të këtyre brezeve frekuencore në nivel vendi.