Vendim Nr.267 - Formimi i GP per Liberalizimin e Sherbimeve Telekomunikuese

Bordi Drejtues i ART-së në mbledhjen e XXXX me radhë të mbajtur me datë; 18 Tetor 2012, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART-së, në funksion dhe me qëllim të;

- jetësimit të dispozitave të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi liberalizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve telekomunikuese mobile

-avancimit të procesit mbi inicimin e procedurave për autorizimin e shërbimeve dhe rrjetave të gjeneratave të ardhshme të shërbimeve telekomunikuese brezëgjëra që do mundësojnë shfrytëzimin e resurseve frekuencore në dispozicion nga operatorët ekzistues të licencuar për ofrimin e shërbimeve dhe rrjetave telekomunikuese mobile për aplikimin e teknologjive të reja, respektivisht ofrimin e shërbimeve dhe rrjetave të gjeneratave të ardhshme të shërbimeve telekomunikuese mobile brezëgjera në territorin e Republikës së Kosovës,

nxjerri vendimin Nr. 267 përmes së cilit vendim u caktua Grupi Punues i Ekspertëve dhe u përcaktuan autorizimet dhe përgjegjësitë për hartimin e draft dokumentacionit teknik, legal dhe ekonomik përfshi edhe metodologjinë e përllogaritjes së vlerës së shërbimeve të lejuara, metodologji kjo e cila duhet ti prezentohet Bordit Drejtues për shqyrtim dhe miratim.