Vendim Nr.266-Ndryshimin dhe Plotesimin e Vendimit Nr.134

Bordi Drejtues i ART-së në mbledhjen e XXXX me radhë të mbajtur me datë; 18 Tetor 2012, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART-së, në funksion dhe me qëllim të;

- përmbylljes së plotë të procesit mbi alokimin e brezit 2x10 MHz në brezin 1800 MHz dhe harmonizimit përmbyllës me afatet e validitetit të licencës së PTK Sh.A/Vala,

- sigurimit të qartësisë rregullatore përmes lehtësimit dhe qartësimit të rrethanave gjatë procesit të ri-licencimit të brezeve në shfrytëzim pas skadimit të afatit të validitetit të licencës së PTK Sh.A/Vala,

nxjerri vendimin Nr. 266 përmes së cilit vendim u përcaktuar shuma e detyrimit për pagesë nga ana e operatorit PTK Sh.A/Vala ndërlidhur me periudhën kohore prej 7 muajve kalendarik (Periudha; 1 Janar 2019 deri me 30 Korrik, 2019) nga alokimi i brezit 2x10 MHz në 1800 MHz. Vlera e detyrimit është përllogaritur sipas metodologjisë së aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.  

BoD në funksion të sigurimit të qartësisë ligjore dhe rregullatore dhe përmbylljes së proceseve administrative të iniciuara me vendimet e mëposhtme e autorizoi Departamentin e Telekomunikacionit dhe Zyrën Ligjore që pas kompletimit të detyrimeve të përcaktuara me vendimet; Nr. 266 (Ref. ART Nr. Prot. 062/B/12) dhe Vendimin Nr. 226 (ART Nr. 046/B/12), para 30 Dhjetorit 2012, ti inkorporoj gjitha ndryshimet dhe plotesimet e Licencës bazë Nr. 111/04 të lëshuar ndaj operatorit PTK Sh.a/ Vala.  

BoD gjithashtu në parim nxjorri konkluzionin dhe udhëzimin përkatës për Departamentin e Telekomunikacionit dhe Zyrën Ligjore që në varësi nga dinamika e implementimit të procesit për liberalizimin e shërbimeve telekomunikuese mobile brezëgjëra (Vendimi Nr. 267) që për aq sa e mundur para fundit të këtij viti të përmbyllet i gjithë procesi i ndryshimeve dhe plotësimeve të licencës bazë të operatorit, PTK Sh.A/Vala duke përfshi këtu edhe autorizimin e shërbimeve telekomunikuese mobile brezëgjera.