Komisioni për zgjidhjen e mosmarrëveshjes i themeluar me aktvendimin administrativ Nr. 233 (Ref. ART Nr. Prot. 059/A/12) të datës; 23 Korrik 2012, pas administrimit të veprimeve të parapara me procedurën për zgjedhjen e mos-marrëveshjes në rastin e ankesës së parashtruar nga operatori IPKO Telecommunications sh.p.k. (tutje referuar si - IPKO) lidhur me çështjen e çmimeve të interkoneksionit me operatorin PTK sh.a., si dhe pas shqyrtimit dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe argumenteve të dokumentuara nga palët në mosmarrëveshje të sistemuara dhe dokumentuara në raportin përfundimtar (Ref. ART Nr. Prot. 1511/2/12, dt. 24/10/2012), mori Vendim për përcaktimin e çmimeve te Interkoneksionit në mes operatoreve PTK sh.a. dhe IPKO Telecommunications sh.p.k.