BoD në mbledhjen XVI të mbajtur me datë; 27 Nëntor 2012, sipas procedurave të përcaktuara me rregulloren e brendshme të ARKEP-it, mori në shqyrtim dokumentet e paraqitura nga Departamenti i Telekomunikacionit ndërlidhur me obligimet e dala nga procesi i analizës së tregut për operatorin PTK Sh.A/TiK, i përcaktuar nga ARKEP si operator me fuqi të ndjeshme në treg (OFNT) dhe vendosi për miratimin e fillimit të procesit të këshillimit publik për dokumentet e operatorit PTK Sh.A/TiK.