Vendimi Nr.280 - Miratimi i Keshillimit Publik per Ndryshimin dhe Plotesimin e Rregullores Nr. 16

BoD në mbledhjen XVI të mbajtur me datë; 27 Nëntor 2012, sipas procedurave të përcaktuara me rregulloren e brendshme të ARKEP-it, shqyrtoi dokumentin e paraqitur nga Departamenti për Menaxhimin e Frekuencave (DMF) ndërlidhur me propozimet dhe rekomandimet e dhëna nga Shoqata e Radio Amatorëve të Kosovës (SHRAK) dhe Radio Amatorët ndërkombëtar (IARU), dhe vendosi për miratimin e fillimit të këshillimit publik për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara nga ARKEP të Rregullores Nr. 16.