Vendim Nr.285 - Shqyrtimi i Ankesave ndaj Vendimit Nr. 271

BoD në mbledhjen e XLII të mbajtur më datë; 06 Dhjetor, 2012, sipas procedurave të përcaktuara me  Rregulloren  e  Brendshme  të  ARKEP,  mori  në  shqyrtimin  përfundimtar  ankesat  e parashtruara nga dy operatorët e rrjetave mobile ndaj vendimit Nr. 271 (Nr. Prot. 086/A/12) të nxjerr nga komisioni për zgjidhjen e mosmarrëveshjes (tutje Komisioni) lidhur me çmimet e interkoneksionit mes operatorëve, PTK Sh.A/Vala (tutje Vala) dhe IPKO Telecommunications LLC (tutje IPKO).