BoD në mbledhjen e XLII me radhë të mbajtur më datë; 06 dhjetor 2012, bazuar në shqyrtimin e dosjes së lëndës mbi shfrytëzimin e brezit frekuencor 370 - 380 MHz për shërbimet Pikë-Pikë (PMP) nga ana e operatorit radio difuziv, RTV Dukagjini sh.p.k., shqyrtim ky i iniciuar në mbledhjen e XXXIII të Bordit Drejtues të Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit si paraardhësi ligjor i ARKEP, dhe shqyrtimit të raportit të matjeve të Sektorit të Radio-monitorimit në kryer përgjatë kvartalit të tretë të këtij viti në brezin frekuencor 370 - 380 MHz me mandat verifikimin mbi zbatimin e urdhrit për ndalim të përdorimit të pa-autorizuar të resurseve të fundme (kanaleve frekuencore) në brezin frekuencor 370-380 MHz për shërbimet Pikë-Pikë nga ana e operatorit RTV Dukagjini sh.p.k., bazuar në shkresat e lëndes, veprimeve të operatorit dhe në referim të çështjeve të paraqitura si në vijim.