Vendimi Nr. 295 per Miratimin e Rregullores se Pageses per Shfrytzimin e Radio Frekuencave

BoD në mbledhjen e XLII me radhë të mbajtur më datë; 06 dhjetor 2012, bazuar në shqyrtimin e komenteve të pranuara gjatë procesit të këshillimit publik të iniciuar sipas aktvendimit Nr. 270 të BoD dhe materialeve të përgatitura dhe prezantuara nga Departamenti për Menaxhimin e Frekuencave (DMF), ndërlidhur me plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për tarifimin e spektrit frekuencor (Ref. Reg. Nr. 95/1/10), bazuar në dispozitat e akteve të mëposhtme si dhe komenteve e konfirmimeve të pranuara gjatë procesit të këshillimit publik.