Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e XLV me radhë të mbajtur më datë: 19 Shkurt 2013, pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) me përkrahje dhe bashkëpunim me ekspertët e ardhur përmes programit të asistencës teknike nga KE, përmes mekanizmit të TAIEX, miratoi fillimin e procesit të këshillimit publik të dokumentit ‘Draft Rregullore për kualitetin e shërbimeve të komunikimeve elektronike’.
Qëllimi i kësaj Rregullore është përcaktimi i parametrave të kualitetit për shërbimet e komunikimeve elektronike të ofruara nga operatorët në tregun e shitjeve me pakicë, rregullat për vlerat e deklaruara të parametrave të kualitetit së shërbimit, raportet e dorëzuara dhe publikuara, kërkesat për matjet e parametrave dhe raportin vjetor të kualitetit të publikuar nga ARKEP.