Vendim Nr 321 - Miratimi i Planit te Perdorimit te Radio Frekuencave

 

Bordi i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e XLIV me radhë të mbajtur me datë; 19 Janar 2013, pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgatitur nga Departamenti për Menaxhim të Frekuencave, miratoi “Planin e Përdorimit të Radio-Frekuencave në Republikën e Kosovës”, të paraqitur në procedurë të këshillimit publik nga data 05 Dhjetor 2012 deri më 05 Janar 2013, sipas vendimit Nr. 279.

Ky dokument ka për qëllim vendosjen e kushteve bazë për ndarjen dhe dhënien e frekuencave, me qëllim të përdorimit efektiv të spektrit të radio frekuencave dhe shmangien e interferencave, si dhe nxitjen e përdorimit efikas të frekuencave si një nga burimet e fundme, në mënyrë që procedurat dhe planet e përdorimit dhe shfrytëzimit të zbatohen në atë mënyrë që i sigurojnë dhe japin trajtim të barabartë të gjithë ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike në dispozicion të publikut.