Në mbështetje të neneve; nenit 78, paragrafët 1, dhe 4, pika 4.1.5, dhe nenit 79 paragrafët 1, 2, 5 dhe 6 të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, Bordi Drejtues i ARKEP, në mbledhjen e XLIV të mbajtur me datë: 29 Janar 2013; miratoi skemën e strukturës organizative të Autoritetit. Struktura Organizative e miratuar nga Bordi Drejtues, ka rezultuar si domosdoshmëri në zbatim të mandatit ligjor të përcaktuar me Ligjin për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 dhe objektivave të programeve të punës të miratuara nga Bordi si dhe paraqet dhe reflekton mbi objektivat e planeve zhvillimore afatmesme të Autoritetit.