Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e XLIX me radhë të mbajtur më datë: 20 Maj 2013, pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) me përkrahje dhe bashkëpunim me ekspertët e ardhur përmes programit të asistencës teknike nga KE, përmes mekanizmit të TAIEX, miratoi fillimin e fazës së II-të të procesit të këshillimit publik të dokumentit 'Draft Rregullore për kualitetin e shërbimeve të komunikimeve elektronike (shërbimet e Qasjes në internet dhe transmetimit televiziv)'.
Qëllimi i kësaj Rregullore është përcaktimi i parametrave të kualitetit për shërbimet e komunikimeve elektronike të ofruara nga operatorët në tregun e shitjeve me pakicë, rregullat për vlerat e deklaruara të parametrave të kualitetit së shërbimit, raportet e dorëzuara dhe publikuara, kërkesat për matjet e parametrave dhe raportin vjetor të kualitetit të publikuar nga ARKEP.