Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen XLIX me radhë të mbajtur më datë; 20/05/2013 sipas procedurave të përcaktuara,mori në shqyrtim dokumentacionin e përgatitur nga departamenti funksional; Departamenti për Menaxhimin e Frekuencave (DMF), me përkrahje dhe bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtar të ardhur përmes programit të Asistencës Teknike nga Komisioni Evropian, përmes mekanizmit të TAIEX, për fillimin e procesit të këshillimit publik sipas draft dokumentit që përcakton politikat e ndjekura nga Autoriteti dhe procedurat për dhënien në shfrytëzim të brezeve frekeuncore për shërbimet brezëgjëra telekomunikuese në brezet '3400 - 3600 MHz dhe 3600 - 3800 MHz'.