Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e L me radhë të mbajtur më datë: 04 Korrik 2013, mori në shqyrtim dokumentacionin e përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (tutje referuar si - DKE) për ecurinë e procesit të këshillimit publik të dokumentit 'Draft Rregullore për Pagesat për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike', së bashku me komentet e dërguara nga palët e interesit.