Vendim Nr 378 - Miratimi i Raportit dhe Heqja e obligimeve per OFNT per PTK Sh A

Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP),në mbledhjen e L të Bordit të mbajtur me datë: 04 Korrik 2013, bazuar në shqyrtimin e materialeve për analizat e tregut të Linjave me qira dhe përcaktimin e operatorëve me fuqi të ndjeshme në treg (OFNT), të përgatitur nga Grupi Punues për Analizë të Tregut (GP), vendosi Miratimin e Dokumentit  'Raporti Përfundimtar i Analizës së Tregjeve të Linjave me Qira' dhe Derrogimin (heqjen) e Obligimeve për ndërmarrjen PTK Sh.A si Ofrues me Fuqi të ndjeshme në Tregjet e Linjave me Qira'.