Vendim Nr.380, Miratimi Dokumentit ‘Rregullorja Teknike për Radio Pajisjet dhe Pajisjet Terminale Telekomunikuese dhe Kompatibilitetit Elektromagnetik (Njohja e Konformitetit)

Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP),në mbledhjen e L me radhë të mbajtur më datë: 04 Korrik 2013, mori në shqyrtim dokumentacionin e përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) në bashkëpunim me Departamentin për Radio Monitorim dhe Inspektim (DRMI) dhe me përkrahje të ekspertit ndërkombëtar të angazhuar përmes mekanizimit të misionit të TAIEX, për ecurinë e procesit të optimizmit të dokumentit 'Draft Rregullore për radio pajisjet dhe pajisjet terminale telekomunikuese dhe kompatibilitetit elektromagnetik (njohja e konformitetit)' në përputhje me rrethanat aktuale në tregun e komunikimeve elektronike.