VENDIM Nr. 382 Për Miratimin e dokumentit për këshillim publik ‘Draft Rregullorja për Dhënien dhe Shfrytëzimin e Radio Frekuencave’

Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e L me radhë të mbajtur më datë; 5 Korrik, 2013, mori në shqyrtim dokumentacionin e përgatitur nga Departamenti për Menaxhimin e Frekuencave (DMF) me përkrahje dhe bashkëpunim me ekspertët e ardhur nga autoriteti homolog rregullator i Republikës së Lituanisë përmes programit të asistencës teknike nga KE, përmes mekanizmit të TAIEX (Ref. Misioni Nr. 50064), për fillimin e procesit të këshillimit publik të dokumentit 'Draft Rregullore për dhënien dhe shfrytëzimin e radio frekuencave'.