Vendim Nr 381 - Rezervimi i Serise 045 7x per shfrytezim nga Operatori Virtual Mobil Zmobile

Bordi i ARKEP në mbledhjen e L me radhë të mbajtur më datë; 04 Korrik 2013, bazuar në shqyrtimin e materialeve të përgatitura dhe prezantuara nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe Departamentit Ligjor (DL) të ARKEP-it, lidhur me ecurinë e procesit të ndarjes së resurseve shtesë numerike për ofruesin e shërbimeve mobile virtuale (tutje referuar si - MVNO), mori Vendim për rezervimin e serisë numerike (0)45 7xx xxx - Numeracioni jo-gjeografik për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile, për përdorim nga operatori mobil virtual; 'Dardafon.Net LLC'.