Në mbështetje te nenit 9 paragrafi 3.3, 3.5,3.6 dhe 3.7, nenit 45 paragrafi 2 dhe nenit 46.2.2 të Ligjit të Komunikimeve Elektronike nr. 04/L-109, Planit Kombëtar i shpërndarjes se spektrit frekuencor, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës sipas vendimit nr. 04-V-93 dt. 23 Qershor 2013, Plani i përdorimit të radio frekuencave në Republikën e Kosovës, i miratuar me vendimin e Bordit nr.321(nr.321/B/12) dhe nenit 20 te Rregullores së brendshme te ARKEP (nr. Prot. 161/06), Bord i ARKEP në mbledhjes e saj te XLIX dhe L, shqyrtoi dokumentacionin e përgatitur nga Grupi Punues i Eksperteve, i themeluar me vendimin nr.237 në respektim të udhëzimit të dal për ARKEP nga vendimi i Qeverise se Republikës se Kosovës nr.04/88 për liberalizimin e mëtutjeshëm te shërbimeve mobile brezëgjera dhe vendosi me Vendimin nr. 400 (ref. Nr. 031/B/13) për "Liberalizimin e mëtutjeshëm te shërbimeve mobile brezëgjëra përmes lejimit te përdorimit te teknologjive të reja që mundësojnë shërbimet e avancuara mobile brezëgjëra.