Vendim Nr.422 - Miratimi i Keshillimit Publik per Kufizimin e Numrit te Autorizimeve

Bordi i ARKEP në mbledhjen e LI) të mbajtur me datë; 6 Gusht, 2013 (Ref. ARKEP Nr. Prot. 030/B/13) dhe shqyrtimit përcjellës të administruar në mbledhjen e LIII) të mbajtur me datë; 22 Tetor, 2013 (Ref. ARKEP Nr. Prot. 036/B/13) si pjesë e paketës së vlerësimeve dhe rekomandimeve të dala nga trajtimet e materialeve të përgatitura nga Grupi Punues i Ekspertëve, konform procedurave të përcaktuara me dispozitat e akteve të aplikueshme bazë dhe rregulloren e brendshme të Autoritetit, mori në shqyrtim Draft Vendimin dhe Rekomandimin e përgatitur nga Departamenti për Menaxhimin e Frekuencave (tutje; DMF) për kufizimin e numrit të autorizimeve për shfrytëzimin e resurseve të komunikimeve elektronike, radio frekuencat.