VENDIM Nr. 522 Për Miratimin e Këshillimit publik të Dokumentit Draft Rregullore për Analizat e Tregut

Bordi i ARKEP në mbledhjen LIX) të mbajtur me datat; 8 dhe 10 Prill, 2014 dhe shqyrtimit përmbyllës të administruar në mbledhjen e LX) të mbajtur me datë; 28 Maj, 2014, pas shqyrtimit të materialeve shkresore të përgatitura, nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), dhe konfirmimit të dhënë gjatë shqyrtimit nga Departamenti Ligjor (DL);  mbështetur në nenin 3 paragrafi 1),  nenin 79 paragrafi 1) dhe 2), nenin 82 paragrafi 1) dhe 3) të Ligjit Për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje i njohur si - Ligji) dhe Vendimit Nr. 522 (nr. prot. 025/B/14) është miratuar fillimi i këshillimit publik për " Draft Rregulloren për Analizat e Tregut"