Bordi i ARKEP në mbledhjen e LXI me radhë të mbajtur me dt. 30/07/2014, bazuar në shqyrtimin e administruar të materialeve të lëndës, si dhe rekomandimit të paraqitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe konfirmimit të dhënë gjatë shqyrtimit nga Departamenti Ligjor (DL), me qëllim të jetësimit të dispozitave të legjislacionit të aplikueshëm, nxjerr Vendim nr. 523 'Rezervimin e blloqeve numerike Jo-Gjeografik - mobil nga seria (0)43 dhe (0)49 dhe Caktimin e blloqeve (0) 43 8xx xxx dhe (0) 439xx xxx për përdorim nga Operatori IPKO Telecommunications LLC' (ARKEP nr. prot. 026/B/14).
Në bazë të Planit Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike nr. 26, seria 4x e numrave është e përcaktuar si seri e numeracionit jo-gjeografik; shërbimet mobile.