Bordi i ARKEP në mbledhjen e LXI me radhë të mbajtur me dt. 30/07/2014, bazuar në shqyrtimin e administruar të materialeve të lëndës, si dhe rekomandimit të paraqitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) dhe konfirmimit të dhënë gjatë shqyrtimit nga Departamenti Ligjor (DL), me qëllim të jetësimit të dispozitave të legjislacionit të aplikueshëm, nxjerri Vendim nr. 525 'Caktimin e blloqeve numerike nga seria e numeracionit Gjeografik për përdorim nga KujtesaNet sh.p.k.' (ARKEP nr. prot. 028/B/2014)
Në bazë të Planit Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike nr. 26, seritë e numrave 2x dhe 3x, janë përcaktuar si seri e numeracionit gjeografik; shërbimet të telefonisë fikse.