Vendimi Nr.547 Për Miratimin e Ofertës Referente të Interkoneksionit (RIO) të Operatorit PTK Sh.A.

Në mbështetje të neneve; neni 1, neni 3, nenit 10, paragrafi 4) dhe 5), neni 32, neni 36), neni 37),  neni 40, paragrafi 4), neni 79, paragrafi 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109, Rregullores për Sigurimin e Qasjes (Ref. Nr. Prot. 012/B/11); Rregullores për Interkonesionin (Ref.Nr. Prot. 033/B/11) neni 4) dhe neni 5) dhe në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i ARKEP në mbledhjen e LXIII) me radhë të mbajtur më datë; 3 dhe 7 Tetor 2014, pas shqyrtimit të materialeve të përgatitura dhe prezantuara nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) lidhur me operatorin PTK Sh.A., Njësa e Telekomit/Telefonisë Fikse (TiK) në referim të çështjes mbi implementimin e obligimeve të dala nga procesi i analizës së tregut të telefonisë fikse, mori Vendim për miratimin e Ofertes Referente të Interkoneksionit (RIO) të operatorit PTK sh.a./TiK.